Festivali Zadrimor ne Token e Fishtes shenoi nje nga aktivitet kulmore te Projektit dhe e permbushi me se mire nje nga objektivat specifik te tij, ate te evidentimit dhe promovimit te vlerave me te spikatura te trashegimise kulturore te zones se Zadrimes. Aktiviteti qe u shnderrua ne nje feste te madhe per gjithe zadrimoret, lançoi vazhdimesine e tij dhe per vitet e ardhshme .

Motoja kryesore e Festivalit e perzgjedhur me shume kujdes, e pasqyruar fillimisht ne ftesat per pjesemarrje per gjithe komunitetin e Zadrimes ishte: “Zadrima feston jeten, begatine e tokes dhe njerezit qe e shquan;Se bashku le ta bejme Vjeshten Stinen e Zadrimes!”
Festivali Zadrimor, i konceptuar si nje takim i komunitetit perfshiu ne programin e tij edhe banoret te cilet sollen per te pranishmit, elemente karakteristike te zones lidhur me gastronomine, traditat kulturore, artin, zejtarine te shoqeruar nga kengetare, valltare, instrumentiste, miq dhe te ftuar te tjere special.
Kengetarja e mirenjohur Sabahet Vishnja, e veshur me kostumin tradicional zadrimor, u tregoi fillimisht te pranishmeve se per vite te tera ne koncertet e ndryshme ne gjithe boten, ajo ishte perfaqesuar me kostumin zadrimor, kete kostum me shume vlera qe perfaqeson nje krahine me ngjyra, emocione dhe tradita te gjalla. Kenget e saj u ndoqen me interes nga te pranishmit.

Historiani Ilirian Gjika, i ftuar special i ketij eventi, solli per te pranishmit fakte te pa publikuara me pare ne lidhje me historine dhe traditen e Zadrimes, duke hedhur tezen se eshtrat e heroit kombetar Gjergj Kastroti Skenderbeu, gjendeshin ne rrenojat e nje kishe te vjeter ne Zadrime.

Aktorja Sesilia Plasari me recitimet e saj elektrizoi publikun me poezite per krenarine kombetare. Ajo recitoi pjese nga “Lahuta e Malcis” shkruar prej figures me te njohur zadrimore, At Gjergj Fishtes.

Rapsode vendas Shaqe Ndreca, Pjeter Frroku, prezantuan kenge te vjetra te shoqeruara me cifteli dhe te cilat u shoqeruan me duartrokitjet e pjesemarresve.
Grupi i femijeve te shkolles se Blinisht kercyen vallen e tyre te preferuar duke perfshire edhe pjesemarresit

Studiuesi Evaristo Coli solli per te pranishmit, historine e Kallmetit, tashme te transformuar ne formen e nje libri ku jepeshin detaje per momentet e historise dhe te jetes se Kallmetit qe nga krijimi i tij.

Tregtimtari Pjeter Gjoni, ish mesues, u ftua te tregonte histori te vjetra te zones, te cila ngjallen mjaft interes tek te ftuarit.

Me tej u vazhdua me prezantimin e aktiviteteve te realizuara ne kuader te projektit dhe ne menyre te veçante ai i trajnimeve te Marketingut te produkteve artizanale.
Pjesemarresit ne trajnim u pergezuan nga duartrokitjet e te pranishmeve dhe per ta u shperndane çertifikatat e pjesemarrjes.

Nje suprize vijoi aktivitetin, ku rreth 10 te rinj, u vleresuan per pjesemarrjen e tyre aktive ne trajnimin e Menaxhimit te Mikepritjes por edhe per gadishmerine e shprehur per te filluar profesionin e guides turistike. Ata u pajisen me fjalor hollandisht – shqip dhe frengjisht – shqip.
Aktiviteti u vazhdua me tej me prezantimin e ekspozites fotografike, ku u paraqiten foto te vjetra nga jeta zadrimore si dhe kostume tradicionale, te cilat u vizituan me mjaft interes nga te ftuarit dhe pjesemarresit. Pergatitja e kesaj ekspozite perfshiu shume nga banoret e zones, te cilet ofruan foto te vjetra, qe pasi u zmadhuan dhe u printuan me pas u paraqiten ne ekspoziten e ideuar nga partneret e projektit.

Open Museum – Muze ne natyre. Nxenesit e shkollave te mesme te Zadrimes, nen kujdesin e mesuesve te tyre dhe ne bashkepunim me stafin e projektit, u perfshine ne mbledhjen e materialeve, objekteve, fotografive apo elementeve te vjeter te cilet mbartin ne vetvete trashegimine artistike – kulturore te zones se Zadrimes, me qellim ekspozimin e tyre ne nje muze te hapur si pjese e aktivitetit te Festivalit Zadrimor.

Panairi i produkteve te artizanatit: Ne baze te plan veprimit te projektit, ne Festival u prezantuan ne stenda te veçanta, punime nga grate artizane, pjesa me e madhe e te cilave kishin marre pjese ne trajnimin “Marketingu i produkteve artizanale”. Ne kete ekspozite moren pjese, gjithashtu edhe artizane te pocerise, te cilet, logon e festivalit e kishin prezantuar ne punimet e tyre. Stendat u vizituan nga shume vizitore te zones por edhe te huaj pjesemarres ne aktivitet.

Festa vazhdoi me viziten ne Panairin e gastronomise, ku zonjat zadrimore prezantuan elemente nga gastromia e zones, te pergatitura me aq mjeshteri nga to.
Pas prezantimit, u be dhe degustimi i gatimeve te shumellojshme, ku u spikat embelsira tradicionale ”perpeq”, lakrori me kungull, lakrori me oriz, petullat dhe kulaci “bishtalec”, qe sipas tradites shperndahej kur lind femija.
Te pranishmeve iu ofruan recetat e ketyre gatimeve. Ne stende u prezantuan edhe disa fruta karakteristike te zones si shega dhe idja te quajtuara nga zona kitqa .

Zadrima dhe vera e saj Papnore, ishte stenda ku u ekspozuan prodhimet vendase te veres, rakisë, lëngut te thanës, etj…, te prodhuara me rrushin autentik te zones.
Pjesemarresit u ftuan te vizitonin te gjitha stendat e kantinave pjesemarrese duke bere keshtu edhe degustimin e vererave te Kantines Zadrima, Hajmel, Kantines Kallmet, Kantines Sapa, Kantines Krajen, Kantines Denardi, etj. E vecanta e vererave te ketyre kantinave ishte etiketa e tyre ne te cilen ishte perfshire edhe logoja e Festivalit Zadrimor.
Degustimi u shoqerua me tej dhe me nje banket, organizuar per te gjithe pjesemarresit, ku nen tingujt e muzikes, u recituan poezi dhe thenie per veren nga aktorja Sesilia Plasari dhe te rinj te zones.

Ne vijim per pjesemarresit u shperndane guidat ”Turiste jo te rastesishem”, me itinerare neper kishat katolike te zones se Zadrimes. Nje botim me vlere per këdo qe dëshiron te njohe dhe eksploroje kete zone kaq te pasur me bukuri natyrore dhe trashëgimi, e publikuar ne 3 gjuhe, shqip, anglisht dhe italisht. Nuk munguan ne keto momente, mendimet dhe fjalet kushtuar Dom Antonio Sciarra, i cili i kushtoi pjese nga jeta e tij Zadrimes dhe banoreve te saj.

Festa vazhdoi me muzike, kenge dhe valle zadrimore dhe arriti kulmin kur ne skene u ngjiten te kercenin shumica e pjesemarresve. Ky festival ia arriti qellimit duke shpalosur vlerat dhe traditat me te mira te zones se Zadrimes dhe duke i promovuar ato per ta kthyer Zadrimen ne nje destinacion per turistet.
Eventi mblodhi se bashku zadrimoret por dhe te ardhurit nga qarqet e tjera te vendit, organizatore, donatore dhe perqafesues te Qarkut Lezhe, duke mos munguar dhe turiste te huaj.

Ne fund te eventit u falenderuan pjesemarresit dhe u ftuan te beheshin pjese aktive ne organizimin e Festivalit Zadrimor ne vjeshten e ardhshme.

Ky aktivitet u percoll nga shume media lokale dhe nacionale si para ashtu edhe pas organizimit te tij.