Kooperativa “Milingonat”

Description

Projekti Milingonat e Zadrimës financohet nga L’Otto per Mille, Chiesa Valdese dhe zbatohet nga Qendra për Bashkepunim dhe Zhvillim Rajonal me qëlliim rritjen e të ardhurave të fermerëve të vegjël, veçanërisht të grave që merren me blegtori në zonën e Zadrimës, në Shqipërinë veriore.

Objektivat

  •  Përmirësimi i kushteve të mbarështimit të gjedhëve duke filluar nga  mënyra e të ushqyerit të tyre;
  • Shtimi i prodhimit dhe  rritja e cilësisë  së produkteve  të fermerëve të vegjël e veçanërisht  atyre të grave që  merren me blegtori;
  • Favorizimi i kushteve për shitjen produkteve cilësore dhe të konkurrueshme në treg.

 Aktivitetet kryesore

  • Trajnim për fermerët e vegjël dhe në veçanti për gratë që merren me mbarështrimin e  gjedhëve;
  • Konsulencë falas  nga veterineri për fermerët e vegjël,  anëtarë të  Kooperativës Milingonat si dhe për fermerë të tjerë të zonës që merren me  blegtori;
  • Organizimi i një Workshop-i mbi mbarështrimin e bagëtisë dhe njohja me praktikat më të mira në fushën e blegtorisë.
  • Pajisja e Kooperativës Milingonat me një laborator nëpërmjet të cilit do të bëhet e mundur kryerja e analizave laboratorike dhe kontrolli i cilesisë së qumështit;

Ky projekt financohet nga fondet e Otto per Mille    

Project Details

  • Project Name : Kooperativa "Milingonat"
  • Date : 2016-11-01
  • Category : ongoing-projects
Preview