Lloji i Kontratës: Konsulencë me kohë të shkurtër

Projekti: Festivali Zadrimor në Tokën e Fishtës

Vendi i zbatimit të projektit: Blinisht, Lezhë

Kohëzgjatja e kontratës: 14 ditë

Kontraktori: Qendra për Bashkëpunim dhe Zhvillim Rajonal

Parathënie:

Projekti “Festivali Zadrimor në Tokën e Fishtës” financohet nga Bashkëpunimi Zvicerian për Zhvillim (SDC) dhe Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim (ADC) nëpërmjet Programit të Zhvillimit Rajonal – Shqipëria Veriore.

Partnerët zbatues të projektit janë Komuna Blinisht, Qendra për Bashkëpunim dhe Zhvillim Rajonal (RCDC) dhe Qendra Shqiptare për Edukim Politik dhe Mediatik i të Rinjve (CEAPAL).

Projekti “Festivali Zadrimor në Tokën e Fishtës” është i bazuar në një koncept prej tre komponentesh. Objektivi i përgjithshëm i projektit është të përmirësojë cilësinë e ofertës së destinacionit të Zadrimës dhe promovimin e tij nga këndvështrimi i turizmit. Ndërhyrjet e projektit do të fokusohen në drejtimet te mëposhtëm sipas objektivave specifikë:

– Ngritja e kapaciteteve të ofruesve të shërbimeve private dhe atyre publike;

Përmirësimi i shërbimeve të marketingut të sipërmarrësve vendas dhe ngritja e kapaciteteve të administratës lokale lidhur me menaxhimin e destinacionit të bazuar në parimet e zhvillimit të qëndrueshëm.

Përmirësimi i pritshmërisë së vizitorëve;

Rritja e cilësisë së shërbimeve të ofruara për vizitorët nga ana e shtëpive pritëse zadrimore, B&B (Shtrat & Mëngjes), hoteleve të menaxhuara nga familjet etj.

Zhvillimi i Produktit

Hartimi itinerareve turistike të rajonit të cilat nxjerrin në pah karakteristikat unike të produktit si edhe pasurimi i kalendarit të ngjarjeve me eventin special të Festivalit Zadrimor.

– Fillesat e një organizate për Menaxhimin e Destinacionit Zadrimë duke përdorur qasjen me pjesëmarrje

Rritja e ndërgjegjësimit të komunitetit lokal dhe aktorëve të interesit në lidhje me vlerat dhe potencialet lokale për zhvillimin turistik të qëndrueshëm të zonës. Krijimi i Njësisë së Marketingut të Destinacionit dhe trajnimi i stafit të njësisë, hartimi i memorandiumit të mirëkuptimit si dhe hartimi i planit të veprimit për marketingun e destinacionit.

2. Objektivat dhe rezultatet e pritshme:

Objektivi kryesor i këtij aksioni është që të krijojë dhe trajnojë një njësi të mirëtrajnuar të përbërë nga stafit i Komunës Blinisht dhe përfaqësues të palëve të interesit e cila do të marrë përsipër përgjegjësitë për marketingun e destinacionit pas finalizimit të projektit, duke siguruar kështu një bazë të shëndoshë për ngritjen në të ardhmen e Organizatës së Menaxhimit të Destinacionit Zadrimë, një strukturë institucionale turizmi e cila do t’i shërbejë vizitorëve dhe komunitetit vendas.

Një nga aktivitetet e këtij projekti është edhe “Hartimi i përgjegjësive dhe detyrave të Njësisë së Marketingut të Destinacionit” që është parë e lidhur ngushtë me proçesin e ngritjes dhe trajnimit të kësaj njësie pasi kjo do të jetë njësia që do të mbart misionin e projektit pas përfundimit të tij.

Ky objektiv, pra ngritja dhe trainimi i njësisë së Marketingut të destinacionit do të prezantohet në takimet paraprake me palët e interesit si edhe në Konferencën e Palëve në mënyrë që të vilet perceptimi i detyrave që një njësi e tillë do të duhet të zbatojë deri në ngritjen e një Organizate për Menaxhimin e Destinacionit.

Trainimi do të zhvillohet në 4 ditë. Ky trajnim do t’i shërbëjë ngritjes së kapaciteteve të administratës vendore dhe jo vetem, mbi marketingun e destinacionit Zadrimë, brandit, menaxhimit të imazhit dhe strategjive të medias për të përmirësuar imazhin e vendit. Trajnimi do të zhvillohet nga ekspertë turizmi bazuar në parimet e zhvillimit të qëndrueshëm.

Në përfundim të sesionit trajnues mbi marketingun e destinacionin pjesëmarrësit do të kenë përfituar njohuri profesionale dhe mjete praktike lidhur me:

Brandimin e një destinacioni turistik .

Teknikat për marketimin, marrëdhëniet publike dhe reklamën e një destinacioni.

Rritja e ndërgjegjësimit të stafit të komunës për detyrat që garantojnë vazhdimësinë e iniciativës dhe promovimin e destinacionit Zadrimë.

Konteksti :

Marketingu i destinacionit në ditët e sotme njihet si komponent thelbësor i menaxhimit të destinacioneve, pjesë integrale e zhvillimit dhe e mbajtjes së popullaritetit të një vendi. Ky trajnim fokusohet në të kuptuarit e Marketingut të Destinacionit Zadrimë, detyrave dhe mjeteve që administrata vendore dhe organizatat për marketingun e destinacionit mund të përdorin për realizimin e marketingut të këtij destinacioni.

Hapat për të përmbushur objektivat e mësipërme përfshijnë:

Informimi rreth iniciativës;

Vlerësimi i kapaciteteve të administratës aktuale;

Përgatitja e një proçesi konsultativ ose diskutimi me një gamë të gjerë palësh të interesuara dhe partnerësh në zonën e Zadrimës;

Vjelja nga aktorët dhe palët e interesuara të nevojave për një marketing efiçent në rajon dhe hartimi i detyrave dhe përgjegjësive të njësisë së Marketingut të Destinacionit;

Organizimi i një seksioni trajnues me stafin e komunës dhe përfaqësues nga palët e ineresuara;

Krahas trajnimit të stafit dhe të tjerë përfaqësues të zonës mbi marketingun e destinacionit detyra finale e këtij grupi do të jetë draftimi i disa veprimeve prioritare për një marketing më të mirë të rajonit.

Ekspertët do të bazohen në këtë informacion në mënyrë që të përgatisin një plan veprimi marketingu për destinacionin Zadrimë. Trainimi i stafit do të bëhet i mbështetur në parimet e zhvillimit të qëndrueshem të destinacioneve dhe do të përbëjnë potencial për vazhdimësinë e kësaj iniciative përtej projektit.

Detyrat e ekspertit

Trajnuesi duhet të pregatisë të gjitha materialet e nevojshme për zhvillimin e këtij trajnimi, të kryejë trajnimin, të hartojë rolin e Njësisë së Marketingut të Destinacionit si dhe në përfundim të tij të dorëzojë:

Raportin Përmbledhës;

Listën e pjesëmarrësve;

Axhendën ditore të trajnimit;

Temat e trajtuara dhe materialet e përdorura;

Dokumentin e rolit të Njësisë së Marketingut të Destinacionit.

Vendndodhja

Trajnuesit do t’i kërkohet që të zhvillojë trajnimin në Komunën Blinisht. Për sa i përket transportit dhe shpenzimeve të akomodimit dhe jetesës ato do të koordinohen dhe mbulohen nga projekti.

Kohëzgjatja

Trajnimi i Njësisë së Marketingut të Destinacionit do të zgjasë për 4 ditë. Dita e fillimit do të njoftohet nga Autoriteti Kontraktor.

Eksperti ka në dispozicion 10 ditë pune për hartimin e rolit të Njësisë së Marketingut të Destinacionit.

Kualifikimet dhe eksperiencat

Diplomë e nivelit të dytë në Turizëm, Marketing, Menaxhim Biznesi;

Trajnime në fushën e turizmit;

Minimumi 5 vjet eksperiencë si trajnues;

Eksperiencë pune në industrinë turistike;

Aftësi të mira komunikimi;

Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.

Të interesuarit të dërgojnë brenda datës 10 Shtator 2014 në adresën elektronike info@rcdcalbania.org dokumentat si më poshtë:

Letër interesi;

Cv të detajuar;

Fotokopje diplome;

Çertifikata trajnimi;