Workshopi me temë “Krasitja e hardhisë në fazën e gjelbërt” u organizua në ambjentet e Kooperativës Sapa Zadrima në Krajen, në bashkëpunim me personelin e kooperativës dhe me pjesëmarrjen e fermerëve të vegjël të zonës së Zadrimës, të interesuar në këtë proçes. Workshopi u drejtua nga konsulenti i projektit Bledar Laçi dhe u zhvillua  në dy faza:

  • Faza teorike, ku u trajtuan argumenta në lidhje me  rëndësinë e proçesit të krasitjes në fazën e gjelbërt, ndikimin që ka  ky proçes në rritjen e cilësisë së rrushit dhe prodhimit të verës, fazat e krasitjes dhe mënyrat e duhura për të realizuar  një rinovim  korrekt të vreshtit, etj.
  • Faza praktike, ku u demostruan shembuj praktikë të krasitjes në vresht, si prerja e majave të bistakëve të hardhisë, të rritura më shumë në krahasim me strukturën e saj, gjë e cila lejon një përqëndrim më të lartë të substancave ushqyese  dhe  përshpejton rritjen e frutit si dhe eleminimi i gjetheve  në mënyrë që të absorbohet një sasi  më  e madhe e energjisë diellore  gjatë proçesit të fotosintezës.

Pjesëmarrësit ishin aktivë në këtë workshop duke u përfshirë  me pyetje dhe diskutime si dhe shprehën  interes për  vazhdimin e takimeve të tilla.

Project supported with funds from Otto per Mille of the Waldensian Church of Italy

otto_logo-e1466086235763