Aneksi A 

Terma Reference

Ekspert IT për zhvillimin e web dhe programeve informatike

Lloji i Kontratës : Kontratë shërbimi

Projekti: Gjithëpërfshirje dhe mundësi të barabarta në vendimarrje përmes E-pjesëmarrjes për një mirëqeverisje në Bashkinë Kavajë

Vendi i zbatimit të projektit: Bashkia Kavajë

Numri i ekspertëve të kërkuar: 1

Kohëzgjatja:   5 muaj (133 ditë pune)

Autoriteti Kontraktor: Qendra për Bashkëpunim dhe Zhvillim Rajonal

 1.Parathënie

 

Mirëqeverisja vendore është thelbësore për zhvillimin socio-ekonomik dhe demokratizimin. Shpesh, reformat e qeverisjes kërkojne vëmendje të veçantë për të nxitur pjesëmarrjen e komunitetit. Bashkia Kavajë është një nga shembujt konkretë, ku prania e komunitetit në vendimarrje është shumë e pakët ose pothuajse inekzistente. Me gjithë përpjekjet e qeverisjes lokale për ta  konkretizuar pjesëmarrjen e komunitetit në qeverisje mbetet akoma shumë për t’u bërë.

Qendra për Bashkëpunim dhe Zhvillim Rajonal, duke marrë në konsideratë praktikat e mira në Bashkinë Burrel dhe Laç, ku ka realizuar projekte për E-pjesëmarrjen në vendimmarrjen lokale, ka shprehur interesin që të ndërmarr një projekt të tillë në Bashkinë Kavajë, propozim ky që ka gjetur mirëkuptimin dhe gadishmërinë e plotë të autoriteteve vendore për të bashkëpunuar si dhe të Agjensisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, për ta financuar atë.

Pjesëmarrja qytetare nënkupton përfshirjen e qytetarëve, grupeve të interesit, komunitetit në përgjithësi, në proçeset vendimmarrëse, me qëllim krijimin ose përmirësimin e politikave publike, proçedurave dhe praktikave lokale në favor të krijimit të mirëqënies së qytetarëve.

Tendencat e pjesëmarrjes së qytetareve në vendimmarrje në ditët e sotme janë të orientuara drejt e-qeverisjes, e-demokracisë dhe e-pjesëmarrjes.

Nëpërmjet këtyre platformave elektronike qeveritë qëndrore dhe lokale synojnë përfshirjen sa më të madhe të opinionit qytetar në politikbërje duke përmirësuar proçesin e vendimarrjes dhe duke e bërë atë më trasparent e të drejtë.

 

Objektivat e projektit

  • Ngritja e një sistemi dhe metodologjie për mbledhjen sistematike të të dhënave mbi shërbimet e bashkisë të cilat do të shërbejnë si evidenca për politikbërje në Bashkinë Kavajë;
  • Rritja e ndërgjegjësimit dhe përfshirjes së qytetarëve në vendimarrje nëpërmjet instalimit të paketës Easy Web/e-participation;
  • Ndërgjegjësimi i qytetareve për rëndësinë e pjesëmarrjes së tyre në vendimarrjen lokale;
  • Shkëmbimi i praktikave më të mira të pjesëmarrjes qytetare ndërmjet stafit të bashkisë Kavajë dhe njësive lokale ku është implementuar më parë.
  1. Objektivat e Kontratës

 

Objektivi i përgjithshëm i kësaj kontrate është ngritja e web-it zyrtar të Bashkisë Kavajë dhe zhvillimi i programit informatik Easy Web me qëllim pjesëmarrjen elektronike të qytetarëve në vendimarrjen bashkiake.

Eksperti do të realizojë:

 

  • Ndërtimin e Website-it të Bashkisë Kavajë;
  • 1 vit hostim;
  • 1 vit support me telefon, e-mail, online;
  • integrimi i modulit të E-pjesëmarrjes.

 

  1. Specifikimet teknike të shërbimit

 

Specifikimet teknike për programin Easy-Web (Sistem për publikimin dhe menaxhimin e informacionit në internet)

Karakteristikat e programit Easy-Web:

 

 

Ndërtimi i front-end-it të Website-it:

 

  • Bashkëdiskutim, për të zgjedhur pamjen dhe formën e website-it.
  • Ngritja, instalimi, implementimi i front end-it dhe back-office-it të website-it.
  • Mjete të integruara brenda site-it, që i lejojnë vizitorët të kryejnë kërkim.
  • Gjenerim automatik dhe dinamik i indeksit të site-it (struktura tërësore e lidhjeve brenda site-it).
  • Module të integruara për Feedback-un dhe Kontaktimin (mundësinë e klientit për të dërguar automatikisht e-mail).

Back-office-i i Easy-Web-it për perditesim dhe mirëmbajtje të website-it:

 

  • Vegël për Web për të administruar indeksin e site-it (shtesa, fshirje, ndryshim vendosjeje, hierarkije etj.).
  • Vegël për Web për të krijuar, redaktuar, rishikuar, dhe afishuar përmbajtje të ndryshme në site në mënyrë të drejtpërdrejtë.
  • Vegël për Web për të miratuar ndryshimet e përmbajtjes ose për të renditur përmbajtjet e ndryshuara.
  • Bibliotekë burimore e Website-it për të administruar template-ët e përmbajtjes, dokumentat e çdo lloj formati, si dhe pamjet (fotografi, skica etj.).

Moduli “E-pjesëmarrje”

  • Grumbullimi i mendimit të publikut nëpërmjet diskutimeve për tema të ndryshme që i interesojnë komunitetit.
  • Grumbullimin e mendimit të publikut nëpërmjet sondazheve të ndryshme.
  1. Detyrat e ekspertit

 

  • Eksperti ndërmerr realizimin e shërbimeve/aktiviteteve me standarte të larta profesionale, kompetencë dhe integritet të plotë.
  • Shërbimet do të kryhen sipas kalendarit të përcaktuar paraprakisht nga Autoriteti Kontraktor.
  • Eksperti nuk do të jap asnjë të dhënë apo informacion rreth shërbimit që kryen, i cili është pronësi e
  • Eksperti përveç produktit të specifikuar më lart, do të realizojë:
  • 1 vit hostim;
  • 1 vit support me telefon, e-mail, online;
  • Eksperti do të dorëzoj një raport të ndërmjetëm në përfundim të 50% të shërbimit të caktuar dhe një raport përfundimtar me dorëzimin e produktit, objekt të kësaj kontrate.
  1. Vendndodhja

Ekspertit do t’i kërkohet që të zbatojë objektin e kontratës në Bashkinë Kavajë.

  1. Kohëzgjatja

Fillimi i Kontratës parashikohet data 1 Tetor 2015. Kohëzgjatja e kontratës do të jetë 5 muaj nga dita e fillimit të saj dhe gjatë kësaj periudhe eksperti do të angazhohet 133 orë pune.

 

  1. Kualifikimet dhe eksperiencat

 

  • Eksperienca të mëparshme në zbatimin e kontratave të së njëjtës natyrë;
  • Minimumi 3 vjet eksperiencë si ekspert në fushën e IT;
  • Çertifikata, diploma apo letër rekomandime që provojnë eksperiencat e mëparshme;
  • Aftësi të mira komunikimi.

 

Të interesuarit të dërgojnë brenda datës 28 Shtator 2015 në adresën elektronike rcdcal@gmail.com , info@rcdcalbania.org  si më poshtë:

 

  • Letër interesi;
  • Cv të detajuar;
  • Fotokopje çertifikatash;
  • Dëshmi ose rekomandime të kontratave apo punëve të ngjashme.