Tiranë, 1 Tetor 2014
TERMA REFERENCE
Expert Turizmi për Identifikimin dhe Hartimin e një itinerari tematik për rajonin e Matit
Lloji i Kontratës : Konsulencë me kohë të shkurtër
Projekti: “MATI EKO DESTINACION
Vendi i zbatimit të projektit: Burrel
Numri i ekspertëve të kërkuar: 1
Periudha: 1 – 30 nëntor 2014
Autoriteti Kontraktor: Qendra Për bashkëpunim dhe Zhvillim Rajonal
-
Parathënie:
Projekti “Mati Eko Destinacion ” financohet nga Agjensia Për Mbështetjen e Shoqërise Civile dhe Qendra per Bashkëpunim dhe Zhvillim Rajonal e cila është njekohesisht zbatuese e këtij projekti.
Projekti ka si objektiv kryesor zhvillimin dhe promovimin e një produkt të qëndrueshëm turistik në rajonin e Matit duke shfrytëzuar pasuritë natyrore dhe kulturore ekzistuese si dhe duke përmirësuar infrastrukturën turistike në drejtim të impaktit mjedisor dhe marketingu.
Objektivat specifike të projektit janë :
-
Vlerësimi i potencialit mjedisor dhe turistik në zonën e Matit si potencial për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm ndaj mjedisit;
-
Ndërgjegjësimi i grupeve të interesit mbi rëndësinë e përfshirjes së komunitetit në zhvillimin e turizmit nëpërmjet mbrojtjes së mjedisit;
-
Përmirësimi i ofertës turistike nëpërmjet zhvillimit dhe promovimit të itinerareve tematike miqësore me mjedisin duke marrë parasysh flukset ekzistuese turistike;
-
Rritja e vizibilitetit përmes prezantimit të potencialit mjedisor në funksion të zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm.
Të orientuar nga misioni i zhvillimit të qëndrueshëm të rajoneve përmes zhvillimit ekonomik, social dhe mbrojtjes e përmirësimit të mjedisit, Qendra për Bashkëpunim dhe Zhvillim Rajonal – RCDC ka vëzhguar nje sërë rajonesh në vend të cilat kanë mundësinë dhe kapacitetet për t’u orientuar saktë drejt këtij zhvillim, e megjithatë deri tani nuk kanë patur mundësi të zhvillojnë më tej idetë dhe vizionin e tyre.
Nje ndër to është edhe Rajoni i Matit, i cili disponon potencial të padiskutueshem veçanërisht mjedisor për orientim drejt zhvillimit të qëndrueshem, por që nuk ka përfituar asnjë shërbim orientues.
2. Objektivat e kontratës:
Identifikimi dhe Hartimi i një itinerari tematik për rajonin e Matit me fokus promovimin e mjedisit, bio-habitatet, traditat dhe monumentet natyrore
Itinerari i fokusuar tek natyra mundëson identifikimin e produktit dhe vënien në shërbim të vizitorëve. Asetet mjedisore dhe të trashegimisë, si dhe shërbimet e ofruara në zonë, të ndërthurura në mënyrë harmonike, krijojnë mundësinë e programeve të përshtatshme dhe tërheqese për vizitorët. Të vendosur në mënyrë profesionale në një ose disa kombinime dhe të promovuara mirë, ky mjet i shërben motivimit të vizitorëve për të vizituar këtë rajon, rritjes së kohë qëndrimit të tyre dhe mbi të gjitha zgjimit të interesit nga ana e operatorëve dhe agjentëve turistik. Ky itinerar do të jetë hapi i parë drejt zhvillimit të produktit dhe një shërbim i shtuar për vizitoret e këtij qyteti. Në fund por jo me pak i rëndesishëm, itinerari do të shërbejë si promotor i mbrojtjes dhe ruajtjes së vlerave të pazëvendesueshme natyrore të zonës.
Në itinerar do përfshihen:
-
Zona gjeografike me interes nga aspekti mjedisor për tu vizituar dhe të arritshme nga vizitorët;
-
Informacion i detajuar lidhur me tiparet e veçanta nga aspekti mjedisor i tyre por edhe historik;
-
Informacion i detajuar mbi komunitetet që jetojne dhe mënyrën e jetesës;
-
Fotografi ilustruese të të gjithë vendeve dhe objekteve që do të vizitohen;
-
Përmbledhje e informacionit logjistik të itinerarit të organizuar si më poshtë:
-Dita (Nga dita 1 deri ne ditën e fundit)
-Ndalesa (vendi ku do të qëndrohet në fund të çdo itinerari ditor)
-Vendet e Interesit (që do të vizitohet/n brenda ditës )
-Tipi i akomodimit (guest house dhe të dhenat e familjes pritëse)
-Vaktet
-Distanca (Distanca në km që do të përshkruhet cdo ditë dhe shkalla e vështirësisë )
-Udhërrëfyesi (përkthyesi apo guidë lokale)
-Mjeti i transportit (Automjet, me kembë ose kafshë sipas tipit te terrenit)
Konteksti :
Eksperti duhet të përqendrohet në:
-
Vlerësimin e rajonit dhe perzgjedhjen e vendeve dhe objekteve të vizitueshme te karakterit spikatës ekologjik. Kriteri i dytë i rëndësishëm i përzgjedhjes do te ketë të bejë me arritshmërinë e tyre.
-
Vlerësimi i kapaciteteve akomoduese të zonës
-
Krijimi i një skede përshkruese për secilin objekt të vizitueshëm dhe materialit fotografik ilustrues.
-
Hartimi i skedes logjistike ku përfshihen detajet e mësipërme (distanca, koha e duhur për udhëtim, të dhëna kontakti për objektin; akomodimi, udherrëfyesit etj)
-
Përgatitja e materialit në versionin PDF i gatshëm për botim.
-
Detyrat e ekspertit
Eksperti do të angazhohet gjatë periudhës së kontratës (32 orë pune) për mbledhjen e informacionit dhe hartimin e itinerarit.
Në përfundim të kontratës, eksperti duhet të dorëzojë itineraret e përfunduar si mësipër.
Në varësi të aksesueshmërise eksperti mund të dorezoj një itinerar të plotë ose të ndarë në disa me të shkurtër.
-
Vendndodhja
Ekspertit do t’i kërkohet që të zbatojë objektin e kontratës në zonën e Matit.
-
Afati
Fillimi i kontratës parashikohet data 1 Nëntor. Brenda datës 30 nëntor 2014 duhet të dorëzojë pranë RCDC, dokumentacionin e përcaktuar në pikën 3.
-
Kualifikimet dhe eksperiencat
-
Diplomë e nivelit të dytë në Turizëm, Marketing;
-
Minimumi 2 vjet eksperiencë si ekspert në fusha të ngjashme;
-
Përbën avantazh eksperienca në zbulimin dhe vlerësimin e burimeve turistike;
-
Aftësi të mira komunikimi;
.
Të interesuarit të dërgojnë brenda datës 15 tetor 2014 në adresën elektronike rcdcal@gmail.com , info@rcdcalbania.org si më poshtë:
-
Letër interesi;
-
Cv të detajuar;
-
Fotokopje diplome;
-
Dëshmi ose rekomandime të kontratave apo punëve të ngjashme.