Bashkia Kavajë ka tashmë web-in zyrtar www.bashkiakavaje.gov.al. Ky web është  një mundësi për qeverisje më të mirë duke rritur transparencën dhe efikasitetin e ofrimit të shërbimeve për qytetarin dhe bizneset.  Teknologjia e Informacionit e ndihmon administratën vendore të përmirësojë ofrimin e shërbimeve për qytetarët, për biznesin por dhe në proçeset e funksionimit brenda vetë administratës.

Transparenca për aktivitetin e Njësive të Qeverisjes Vendore dhe marrja e mendimit të komunitetit mund të arrihet më lehtë duke përdorur teknologjinë e informacionit dhe komunikimit dhe faqen web.

Zhvillimi i qeverisjes elektronike në Bashkinë Kavajë ka kaluar në disa faza duke filluar nga krijimi i web-it, pra faqes zyrtare në internet, në ofrimin e informacionit në rrugë elektronike përmes kësaj faqeje zyrtare web, në dhënien e mundësisë për shkarkimin e formularëve dhe printimin e tyre, plotësimin e një kërkese apo ankese në rrugë elektronike.

Kjo është bërë e mundur nëpërmjet projektit “Gjithëpërfshirje dhe mundësi të barabarta në vendimarrje përmes E-pjesëmarrjes për një mirëqeverisje në Bashkinë Kavajë”, financuar nga Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC) dhe zbatuar nga Qendra për Bashkëpunim dhe Zhvillim Rajonal (RCDC).