Qendra për Bashkëpunim dhe Zhvillim Rrajonal (RCDC), në kuadër të Projektit “Praktikimi i qeverisjes së hapur në Bashkinë Kavajë”, financuar nga AMSHC, organizoi më datë 4 Gusht 2016 në ambjentet e Hotel AS, Golem, Tryezën e Rrumbullakët me temë “Ndërgjegjësimi i komunitetit mbi qeverisjen e hapur dhe platformat e komunikimit publik-privat”.
Në këtë aktivitet morën pjesë 30 përfaqësues të Bashkisë Kavajë dhe të njësive administrative Helmas, Luz i Vogël, Synej e Golem.
Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti ishte rritja e ndërgjesimit qytetar mbi qeverisjen e hapur dhe përfitimet prej saj. Eksperti i RCDC shpjegoi për pjesëmarrësit konceptin e qeverisjes së hapur, mjetet për një mirëqeverisje, përdorimin e teknologjive të reja për transparencën dhe luftën kundër korrupsionit, angazhimin e shoqërisë civile në qeverisjen vendore, etj.
Pjesëmarrësit u përfshinë në diskutime duke sjellë eksperienca nga puna e përditshme në kryerjen e shërbimeve ndaj qytetarit, informimit, transparencës, llogaridhënies dhe shfrytëzimit të teknologjisë së informacionit.
Gjithashtu, vlen për t’u përmendur informacioni i cili iu prezantua të pranishmeve lidhur me rezultatin e Monitorimit Kombëtar, për Implementimin e Ligjit 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” në nivel të Qeverisjes Vendore (INFOCIP) – Qendra për çështjet e informimit publik (https://www.infocip.org/al/wp-content/uploads/2016/05/RTI-implementation-albania-2016-Final-sweden-OPC.pdf). Në këtë link jepet informacion për programin e transparencës. Bashkia Kavajë renditet e katërta pas Lezhës, Vlorës e Shkodrës sa i takon funksionimit me efikasitet të faqes informative të web, duke lënë pas në renditje Bashki të mëdha si Tirana apo Durrësi.
Ky fakt u mirëprit dhe u duartrokit nga pjesëmarresit të cilët e konsideruan jo vetëm si një vlerësim të punës së tyre në fushën e transparencës, por edhe një tregues të përkushtimit të Qendrës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Rajonal në realizimin e projekteve të qeverisjes së mirë.