Keni një biznes në Gjirokastër?
A keni marrë pjesë më parë në një Master Class?
Nuk dini cfarë është një Master Class?
Përgjigjen për këto pyetje e kemi ne.
Master Classes janë klasa ose orë mësimore që jepen nga më të mirët (mjeshtrat) në të gjitha fushat e aktivitetetit njerëzor nga shkenca e arti deri te sporti.
Për të gjithë sipërmarrësit që jetojnë dhe punojnë në qarkun e Gjirokastrës projekti i-Thea, i mbështetur nga programi Interreg IPA CBC Greqi – Shqipëri në datat 10-11 Mars ju mundëson:
3 Master Class-a në:
- Marketingun e Turizmit
- Shërbimin e konsumatorit
- Gastronominë në antikitet
Ju ftojmë të na bashkoheni në këto klasa. Pjesëmarrësit do pajisen me çertifikatë. Detajet rreth programit do t’ju përcillen pasi të konfirmoni pjesëmarrjen në:
e-mail: info@rcdcalbania.org Cel: 0699615182