DATE : 2016-06-14
Financuar nga: Agjensia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile
Vendi i zbatimit: Bashkia Kavajë & Njësitë Administrative Golem, Helmes, Synej, Luz i Vogël
Kohëzgjatja: Qershor 2016 – Mars 2017
Objektivi kryesor:
Modernizimi i sistemit të shërbimeve për qytetarët dhe përmirësimi i mjedisit mundësues të komunitetit e shoqerisë civile përmes inkurajimit të ngritjes së platformave të partneritetit publik – privat në Bashkinë Kavajë, si masa konkrete për parandalimin e korrupsionit.
Objektivat specifikë:
Ndërgjegjësimi i komunitetit rreth parimeve dhe funksionimit të Qeverisjes së Hapur dhe ndikimi i shoqërise civile për pjesemarrje në komunikim publik;
Zhvillimi i një sistemi për monitorimin dhe vleresimin e procedurave të mirëqeverisjes në Bashkinë Kavajë dhe njesitë administrative;
Modernizimi dhe përmirësimi i shërbimeve për qytetarët në Bashkinë Kavajë dhe qendrat administrative;