Ditën e mërkurë, 14 Tetor, në ambientet e Restorant “Poçeria e vjetër” u prezantua projekti i “Bashkëqeverisjes në Bashkinë Kavajë”. Ky projekt financohet nga Agjencia për Mbështetjen e Shoqërise Civile – AMSHC dhe zbatohet nga Qendra për Bashkëpunim dhe Zhvillim Rajonal. Në këtë event ishin të pranishëm stafi i Bashkisë Kavajë si dhe përfaqësues nga institucione të tjera të qytetit dhe Këshillit Bashkiak. Ky projekt synon rritjen e pjesëmarrjes gjithëpërfshirëse të komunitetit në vendimarrje nëpërmjet krijimit të praktikës së E-pjesëmarrjes, me synim përmirësimin e cilësisë së shërbimeve duke i bërë ato më efiçente dhe efikase.