Trajnimi i punonjësve të Bashkisë Kavajë për funksionimin e paketës së Administrimit të Taksave si dhe trajnimi i stafit të katër njësive administrative për përdorimin e paketës së Kerkesë Ankesave u zhvillua në tre ditë të ndryshme.
Dita I: Përdorimi i modulit të Administrimit të Taksave – Administratori i sistemit
Dita II: Përdorimi i modulit të Administrimit të Taksave
Dita III: Përdorimi i modulit të Kërkesë – Ankesave
Trajnimi u fokusua kryesisht në metodën “on the job training”, duke u dhënë mundësi pjesëmarrësve që pas absorbimit të pjesës teorike të funksionimit të sistemit, të aplikonin atë konkretisht sipas udhëzimeve hap pas hapi të trajneres për çdo proçedurë të veçantë të parashikuar në manual. Kjo metodë u dha siguri të mjaftueshme pjesëmarrësve në përdorimin e paketave elektronike.